Goditja e grupit të fuqishëm në Durrës/ Ola Xama: Kompania e Elvis Doçit mori leje ndërtimi për hotel

22 Maj 2025, 22:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

Goditja e grupit të fuqishëm në Durrës/ Ola Xama: Kompania e

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Të Paekspozurit" në MCN TV, ku foli për pronat e personave të dyshuar si të përfshirë në narkotrafik, në grupin e goditur nga SPAK dhe antimafia italiane gjatë operacionit "Ura". 

Xama zbuloi se personi kyç në aktivitetin kriminal, Elvis Doçi, aktualisht në kërkim, ka marrë leje ndërtimi për hotel nëpërmjet kompanisë së tij Eldemar Construction. 

'Eldermar Construction, nga viti 2018 deri në fund të vitit 2023, në total të ardhurat që ka gjeneruar janë 15 mln euro dhe fitim 4 mln euro.

Kompania është pajisur me leje ndërtimi që e ka marrë në 2 prill 2024 për të ndërtuar hotel me 10 kate. Ka shitur 60% të kuoatave. Pronari Elvis Doçi do të siguronte lejen, do të jepte tokën dhe do të merrte brandin ndërkombëtar, Accor dhe Pullman dhe do të siguronte projektin nga studio e huaj e arkitekturës. 

Pra paratë investohen në hoteleri është tipike e grupeve kriminale. Mbajnë bar-restorant të tyre gjithashtu sepse ulen dhe bëjnë biseda për aktivitet kriminal", tha ndër të tjera Xama. 

 

Po ndodh...