Gota rakie në tavolinë? Fotoja në takimin e kreut të Akademisë së Shkencave

21 Shtator 2022, 12:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gota rakie në tavolinë? Fotoja në takimin e kreut të

Është nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje bashkëpunimi, nga Akademia e Shkencave dhe Policia e Shtetit. Kjo marrëveshje synon përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore. Kjo qasje synon thellimin e kërkimeve shkencore, në lidhje me analizat gjenetike në popullatën shqiptare.

Në takim mes kreut te Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi dhe nëndrejtorit të Përgjithëm të Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj u diskutua shkëmbimin e përvojës midis specialistëve në lidhje me teknikat laboratorike të analizave të ADN-së në popullatën shqiptare dhe përpjekje të përbashkëta për përvetësimin dhe zbatimin e teknikave të reja laboratorike dhe pika të tjera të marrëveshjes.

Por, krahas kësaj, detaji tjetër që bie në sy është fotoja e publikuar në faqen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nuk dihet nëse gotat në tavolinë janë të mbushura me raki.

Po ndodh...

ide