Greqia miraton ekstradimin e Laert Haxhiut, refuzohet kërkesa për azil

Drejtësia greke miraton ekstradimin në Shqipëri të Laert Haxhiut, i dënuar në Shqipëri dhe i akuzuar nga SPAK për “masakrën e Lushnjës”.
Lajmi u konfirmua për A2CNN nga avokati Detar Hysi, mbrojtësi ligjor në Gjykatën e Posaçme i Haxhiut.
Në të njëjtën seancë është refuzuar kërkesa për azil e Haxhiut. Sipas avokatit Hysi, vendimi i Gjykatës së Janinës do të ankimohet në Apelin e Patras.
“Do të vijojmë betejën ligjore në të gjitha shkallët e gjykimit“, tha avokati Hysi.
Laert Haxhiu u arrestua në maj nga policia greke në Janinë ka ardhur pas një ndjekje aventureske si nëpër filma, pasi 31-vjeçari shqiptar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, tentoi që t’u largohet forcave të policisë. Sipas mediave greke, oficerët e policisë së Sigurisë i kanë bërë sinjalizim që të ndalojë një makinë në zonën e Eleuzës së Janinës, por drejtuesi i mjetit nuk u është bindur efektivëve të cilët më pas i janë vënë në ndjekje.
Në pranga ra edhe Firdeus Berberi, i cili shoqërohej shpesh me Laert Haxhiun. Emri i Firdeus Berberit nuk është i panjohur për policinë. Ai është shpallur në kërkim që prej 25 qershor 2022, për një atentat të bërë në Pogradec në bashkëpunim. Berberi akuzohet se i ka bërë më 25 prill 2022 një atentat Johan Muçllarit, djali i Jetmir Muçllarit, pronarit të hotel Volorekës në Pogradec.
Makina në tentativë për të shmangur arrestimin nga policia, ka përplasur tre makina të tjera në rrugën e Vorio-Epirit, ku edhe mbeti i bllokuar. Policia greke thotë se ka arrestuar drejtuesin e makinës dhe 2 persona të tjerë në momentin që BMW X5 përplasur bordurën.
Laert Haxhiu ishte në makinë së bashku me dy shqiptarë të tjerë, edhe këta emra të njohur për autoritetet shqiptare e greke, njëri prej të cilëve një 22-vjeçar i kërkuar nga autoritetet e vendit tonë për “plagosje të rëndë me dashje”. Ndërsa tjetri, Juxhin Barjami 35 vjeç, rezulton të jetë kushëriri i Mario Diamantit nga Delvina që u vra në një karburant në Athinë dy vite më parë. Viktima e kësaj ngjarje ende të pazbardhur ishte autor i dyshuar i vrasjes së një trafikanti belg të kokainës në Athinë. Në atë kohë, 35-vjeçari vetë mbeti i plagosur. Ka qenë pikërisht kushëriri i Mario Diamantit, raporton shtypi grek, shoferi i makinës BMW ku ndodhej Laert Haxhiu. Ai kishte ardhur nga Athina për të marrë 31-vjeçarin shqiptar.
Laert Haxhiut, policia greke i ka gjetur një kartë false identiteti greke dhe pas verifikimeve ka rezultuar i kërkuar nga INTERPOL Tirana. Ndaj tre të arrestuarve janë ngritur akuzat “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, “falsifikim”, “mosbindje” dhe “deklarim i rremë”. Atyre u janë sekuestruar 1400 euro dhe 4 celularë si dhe mjeti BMW X6 i Juxhin Barjamit.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar Laert Haxhiun për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Po ashtu Laert Haxhiu është marrë i pandehur dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO për masakrën e Lushnjës në 2017, ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.
GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, në Lushnjë në 2017. Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.
Anterio Kaloshi u arrestua në 13 gusht, pasi bashkë me të tjerë qëlluan me kallashnikov drejt Hotel Volorekës në Pogradec në datë 8 gusht, ku Kaloshi kishte rolin e ekzekutorit. Ndërkohë Orges Bilbili u kap në 10 prill në zonën e Xhamllikut në Tiranë, i cili u plagos nga polici pasi tentoi të largohej.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

