
Gruaja jeton e vetme në një rrënojë, kushërira: Familja degradoi pas vdekjes së xhaxhait

Historia që u trajtua disa ditë më parë në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” kishte të bënte me një grua që jeton në kushte ekstremisht të vështira, ku i rrezikohet jeta.
Thirrja urgjente erdhi nga kushërira e saj, e cila telefonoi redaksinë e emisionit për të shprehur shqetësimin e madh. Ajo tregoi se kushërira e saj, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, jetonte e vetme në një rrënojë, pa bukë, pa ujë dhe pa asgjë. Prindërit e saj kishin ndërruar jetë, ndërsa ajo ishte dhunuar brutalisht nga vëllezërit, të cilët gjithashtu vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe aktualisht janë të shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës.
Pas transmetimit të emisionit, reagimet kanë qenë të shumta nga të afërm të familjes, të cilët kundërshtojnë faktin se e reja është në këtë gjendje vetëm prej pak kohësh dhe se ata kanë ndihmuar gjatë këtij periudhe.
Kushërira: “Xhaxhanë e kemi varrosur ne. Hallën e saj e kemi varrosur ne. Kujdestarinë e ka pasur xhaxhai ynë derisa vdiq. Flisnim me të, por e shoqja e tij nuk na pranonte në shtëpi. Ishin katër vetë me probleme, edhe bashkia u lodh dhe nuk kishin çfarë të bënin. Ne jemi interesuar.
Në atë familje nga shëndeti mendor vuanin katër persona, ndërsa vajza është pa kemp. Anëtarët e familjes degraduan pas vdekjes së xhaxhait, se nuk kishte kush t’i lante e as kush të kujdesej për ta.”
-
Noka e shtyu me forcë, Shehaj: Atë që s’bëri PS, e bëri ish-kolegu im
19 Dhjetor, 15:18 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128