Protesta e madhe kundër Kastës/ Gazetarja amerikane destabilizon nga trutë Edi Ramën: Kushner po arrin një m*t!

14 Qershor 2026, 23:02 / POLITIKË ALFA PRESS
Protesta e madhe kundër Kastës/ Gazetarja amerikane destabilizon nga

Kryeministri Rama e humbi toruan dhe është destabilizuar mendërisht, gjatë një interviste me gazetares amerikane Ines de La Cuetara të rrjetit të madh të lajmeve MS NOW (MSNBS) që ka ardhur në Tiranë për të raportuar për protestat e dy javëve të fundit në Tiranë.

I pyetur nëse ka konflikt interesi që pas investimit në Zvërnec qëndron dhëndri i presidentit amerikan Trump, Kushner, që po arrin marrëveshje gjithandej, ai u përgjigj i nervozuar se “Kushner po arrin një m*t”.

Rama u shpreh i bindur se negociatatat për resortin luksoz në Zvërnec do vijojnë dhe se nga investimi do përfitojë çdo shqiptar.

Gazetarja: Ju thatë gjithashtu se ky projekt do injektojë miliarda dollarë në ekonominë shqiptare, ndërkohë që ajo që dëgjuam nga protestuesit të mërkurën është se ata nuk besojnë këtë gjë. Si siguroni ju se këto miliarda do injektohen në ekonomi dhe do shkojnë te çdo shqiptar.

Rama: C’do të thotë kjo, ç’do të thotë kjo? Kjo është një broçkull ideologjike, sepse një investime i kësaj madhësie në turizëm është që të ndërtohet diçka spektakolare dhe sigurisht që nuk i aksesueshëm për këdo, por sjell shumë të ardhura për këdo sepse vendi përfiton shumë.

Teksa u pyet nëse ka konflikt interesi për faktin se Jared Kushner është dhëndri i presidentit amerikan Trump që po negocion marrëveshje në Gaza e Ukrainë dhe ndërkohë po negocion edhe marrëveshje biznesi miliarda dollarëshe, Rama iu kthyer gazetares amerikane duke i thënë se Kushner po arrin një mut.

“Çfarë konflikt interesi? Çfarë po flet? Jared Kushner nuk po negocion. Ai po arrin një m*t. Edhe një herë. Ju duhet ta kuptoni.

Kur Jared Kushner dhe Ivanka erdhën këtu dhe ne filluam të punonim së bashku, nuk ishte e qartë nëse Trump do shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë.

Po negociohet akoma dhe tani nuk është si në fillim sepse nuk është vetëm Jared Kushner. Është Power Holding që është një nga kompanitë më të mëdha në Katar, që u përket dy miqve të mi, dy vëllezër fantastikë nga Katari.

Çfarë doni ju këtu? Shkoni luftoni me Trump në Shtetet e Bashkuara. Mos hajdeni këtu të luftoni me Trump. Kjo s’ka kuptim” – tha Rama.

Doni që unë të besoj se papritmas media amerikane, influencerat amerikanë, bota amerikane po kujdesen për disa flamingo në Shqipëri?” – tha ai.

Rama tha në fund se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

“Jam mësuar me këtë, sa më e madhe ëndrra dhe ambicia, aq më e madhe rezistenca. Kështu rriten vendet.” – tha Rama në fund.

Po ndodh...

ide