Sulmuesi i Kombëtares vuan nga dëmtimi, klubi turk i kërkon largimin

Në klubin turk të Sivasporit po priten ndryshime të rëndësishme në strukturën drejtuese, të cilat kanë sjellë një periudhë pasigurie për planifikimin e sezonit të ardhshëm. Në këtë situatë, vëmendja është përqendruar te sulmuesi shqiptar Rei Manaj, i cili sipas raportimeve nga ambientet e klubit nuk është më pjesë e planeve prioritare për sezonin e ardhshëm.
Me ardhjen e një drejtimi të ri dhe me një riorganizim të pritshëm të skuadrës, pozicioni i tij është bërë gjithnjë e më i pasigurt. Sipas raportimeve nga mediat turke, Manaj nuk shihet më si pjesë e planeve kryesore për të ardhmen. Edhe pse ka qenë një nga emrat më të rëndësishëm në fazën ofensive të ekipit, pozicioni i tij është dobësuar për shkak të formës së paqëndrueshme dhe mungesës së vazhdimësisë gjatë sezonit të f undit, duke bërë që drejtuesit të rishikojnë seriozisht rolin e tij në projektin e ri sportiv. Kjo situatë, tashmë e rikthen sërish në qendër të vëmendjes sulmuesin shqiptar që iku me shumë polemika nga Sivaspori, por më pas u rikthye sërish në skuadër duke qenë i gatshëm të linte rrogën.
DËMTIMET DHE KOSTOJA- Sezoni i fundit ka qenë i vështirë për Manajn pasi ai është përballur me disa dëmtime që kanë ndikuar drejtpërdrejt në ritmin e tij të lojës dhe në aftësinë për të qenë konstant në fushë. Këto probleme fi zike kanë bërë që ai të mos arrijë nivelin e pritur nga klubi dhe tifozët, duke krijuar një situatë ku performanca e tij nuk ka qenë gjithmonë në përputhje me pritshmëritë e vendosura në fi llim të sezonit. Një tjetër element që po ndikon në diskutimet për të ardhmen e tij është edhe kostoja financiare e kontratës së tij, e cila konsiderohet ndër më të lartat në skuadër. Në një moment kur klubi synon të ulë shpenzimet dhe të krijojë një balancë më të qëndrueshme ekonomike, pagat e larta të disa lojtarëve janë kthyer në një çështje të rëndësishme për ristrukturimin e ekipit dhe Manaj është një nga emrat që po shqyrtohet në këtë drejtim.
PLANET E KLUBIT- Sipas mediave turke, menjëherë pas formimit të bordit të ri drejtues pritet të zhvillohet një takim me përfaqësuesit e lojtarit ku do të diskutohet e ardhmja e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në këtë takim do të analizohen të gjitha opsionet e mundshme duke përfshirë vazhdimin e bashkëpunimit ose një zgjidhje të kontratës nëse palët nuk arrijnë një marrëveshje për kushtet e reja. Në ambientet e klubit po forcohet gjithnjë e më shumë ideja se largimi i sulmuesit shqiptar është një skenar i mundshëm, sidomos nëse nuk gjendet një kompromis për aspektin financiar dhe rolin e tij në skuadër. Megjithatë vendimi përfundimtar pritet të merret vetëm pasi të stabilizohet plotësisht struktura drejtuese e klubit dhe të përcaktohet qartë projekti sportiv për sezonin e ardhshëm, duke e lënë kështu të hapur të ardhmen si për Sivaspor ashtu edhe për Rei Manaj. Ditët e merkatos pritet të jenë të nxehta për sulmuesin lushnjar, i cili shpesh herë ka qenë protagonist me klube të ndryshme. Manaj ka qenë padyshim një nga lojtarët më të suksesshëm edhe me Shqipërinë dhe golashënues i kuqezinjve, megjithëse në ndeshjet e fundit mungoi për shkak dëmtimi. Sulmuesi lushnjar kujtohet për golin e realizuar në Leskovc kundër Serbisë, në fitoren 0-1 të kuqezinjve.
Po ndodh...
ide
Rama e Berisha, beteja e humbur me opinionin
Trash apo Treasure?/ Ka fotografi që vlejnë sa një histori
Aleanca e qytetarëve me SPAK-un imperativ historik!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128