I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj-Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili iu referua protestuesve me termin “hajvanë”.
Lapaj kritikoi ashpër gjuhën e përdorur nga kryeministri, duke deklaruar se qytetarët që kanë kundërshtime ndaj qeverisë nuk duhet të fyhen për qëndrimet e tyre.
Sipas Lapajt, Rama ka ushtruar pushtetin për një periudhë të gjatë falë besimit të dhënë nga qytetarët, ndërsa sot, sipas tij, po ofendon të rinjtë dhe familjet shqiptare që shprehin pakënaqësi ndaj qeverisjes.
Në fjalën e tij, kreu i “Shqipëria Bëhet” i kërkoi kryeministrit të largohet nga detyra dhe të përballet politikisht me kundërshtarët e tij.
“O delenxhi burrë, që të bënë ministër Kulture, të bënë kryebashkiak dhe tani kryeministër, e ke 30 vite në pushtet, ti sot u thua fëmijëve shqiptarë ‘hajvanë’ vetëm pse nuk janë dakord me hajdutërinë që po bën.
Ti je kreu i hajdutëve dhe duhet të japësh dorëheqje. Jep dorëheqjen dhe përballu me rininë e vendit tënd. Largohu nga detyra që nuk të takon”, u shpreh Lapaj.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128