Hakerimi i MEMEX/ Në listën e të dyshuarve si kriminelë edhe këngëtari shqiptar

Hakerat iranianë publikuan dje listën me eksponentët kriminalë në Shqipëri, duke treguar kështu se sulmet e tyre kibernetike janë futur deri në sistemin MEMEX që duhej të ishte sistemi më i sigurt, por qeveria shqiptare praktikisht dështoi për ta mbrojtur.
Pas publikimit të listës me të skeduarit si kriminelë në vendin tonë, u vunë re emra të njohur të politikës, konkretisht të Elisa Spiropalit, Mimi Kodhelit, Niko Peleshit, Luan Duzhës, por veç këtyre pjesë e listës mësohet se është edhe këngëtari i muzikës popullore, Spartak Xhaferraj.
Ky i fundit u bë i njohur pas publikimit të këngës së titulluar ‘Qejf o qejf i qerrata’.
MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit dhe mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo person të dyshuar si kriminel në Shqipëri. Hakerimi i MEMEX nga Homeland Justice tashmë e zhbën këtë sistem.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


