Hapet kapaku i dosjes “Dabulla”, 19 emrat e personave nën hetim/ Evazion fiskal mbi 3 milion euro

1 Prill 2023, 20:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

Hapet kapaku i dosjes “Dabulla”, 19 emrat e personave nën

Zbardhen të plotë emrat e personave të vënë nën hetim, në atë që njihet në prokurorinë e Tiranës si dosja “Dabulla”.

Në një material hetimor të siguruar nga Ora News, jepet një tablo e qartë e implikimit në veprimtari kriminale të biznesmenit Alban Dabulla, disa prej punonjëve të kompanisë së tij “Nacional Telebingo”, zyrtarëve të Drejtorisë së Tatimeve si dhe Agjensisë së Mbikqyrjes të Lojërave të Fatit.

Alban Gëzim Dabulla, djali ish-Ministres së Punëve të Jashtme Arta Dade, rezulton të mos ketë paguar taksa më shumë se 3 milion euro në arkën e buxhetit të shtetit.

Kjo shifër financiare është provuar përmes një akt-ekspertimi të kryer nga prokuroria e Tiranës, ndërsa hetuesit ngrenë dyshime se abuzimi financiar mund të shkojë diku tek 5 milion euro të papaguara në arkën e shtetit.

Pavarësisht kësaj nga ana tjetër biznesmeni, ka vijuar dhe vazhdon të ushtrojë veprimtari tregtare, përmes kompanisë së lojërave të fatit “Nacional”, të cilën shqiptarët e njohin gjerësisht si loja televizive “Telebingo Shqiptare”.

Në krye të listës si person i vënë nën hetim qëndron Alban Dabulla, ndaj të cilit Prokuroria ka regjistruar 4 vepra penale.

Më tej lista emërore vijon me Nekilda Sulaj alias Asllanaj, e cila ka shërbyer si administratore e kompanisë dhe Drejtore Ekzekutive në Tregti.

Njëherësh nën hetim është dhe ish-administratori i kompanisë së Dabullës, Olsi Agalliaj dhe vëllai i këtij të fundit, Ledjan Agalliaj.

Ardian Haçi, është një tjetër emër i vënë nën hetim në dosjen “Dabulla”. Juristit Haçi, i doli emri edhe si Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, për të cilin prokuroria kishte dyshime se ishte i përfshirë në falsifikimin e dokumentave.

Kjo çështje është pushuar tashmë ndaj tij, por emri i avokatit rezulton në dosjen e Alban Dabullës.

Mes emrave të tjerë është dhe ekspertja kontabël Lefteri Kushta dhe ish-Missi Gerta Avrami që tashmë punon si eksperte kontabiliste në Tiranë.

Lista me personat nën hetim vijon me ekonomistin Bendis Husin, Dyrmish Rruga dhe zyrtarë të tjerë si Klodian Dervishi, Arlind Stafa, Ilira Rama, Halim Mulgeci, Andi Gjeka, Lulzim Gjidiaj, Ariana Doçaj, Enkelejda Brahaj, Nazmi Xhelili dhe Lumturi Puraveli.

Për të gjithë këta persona në muajin dhjetor 2021, Prokuroria e Tiranës ju drejtua me një kërkesë gjykatës së kryeqytetit, për caktimin e masës së sigurisë personale ndaj tyre.

Çështja penale që është rregjistruar për akuzën e “Mospagimit të Taksave dhe Tatimeve”, “Fshehjen e të ardhurave”, “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Organizimin e lotarive të palejuara dhe pa licencë” dhe “Shpërdorim detyre” vijon të mbetet një “patate” e nxhetë në dorën e prokurorëve.

Herë pas here Alban Dabulla, përmes medias së tij kryen inskursione të çuditshme, duke sulmuar prokurorët dhe oficerët që hetojnë këtë çështje penale, që flet për një dëm financiar prej më shumë se 3 milion euro të shkaktuar buxhetit të shtetit.

Peshën e këtyre inskursioneve e kanë djerë fillimisht prokurori Leonard Filopati, i cili shtyu hetimin e kësaj çështje në një fazë tjetër, duke i dhënë një dimesion ndryshe, pasi i hyri Dabullës me kontroll brenda në shtëpi dhe biznes, duke kërkuar njëherësh arrestimin e tij.

Inskursionet mediatike, i ka ndjerë dhe oficeri i policisë Gjyqësore Dritan Malaj, i cili është pjesë e grupit që heton dosjen “Dabulla”. Malaj është sulmuar disa herë përmes mediave të Dabullëes.

Në periudhën dhjetor 2021, Filopati ju drejtua gjykatës së Tiranës me një kërkesë për arrestimin e Dabullës dhe kryerjen e një kontrolli të banesave dhe zyrave të biznesit të personave të vënë në hetim.

Por gjyqtarja Oltjona Goxha, i ka thënë “Jo” kërkesës së akuzës, duke lejuar vetëm kontrollin e banesave dhe zyrave të personave të proceduar.

Për të shmangur avancimin e hetimeve dhe futur shkopinj në rrota, përmes avokatëve të tij, Alban Dabulla, depozitoi një kërkesë në prokurori për përjashtimin nga çështja të prokurorit Filopati, duke e cilësuar këtë të fundit si të njëanshëm.

Pas largimit të kryeprokurores Elisabeta Imeraj dhe ardhjes në vend të saj të Arenc Çelës, si drejtues i prokurorisë së Tiranës, kërkesa e Dabullës është shqyrtuar prej tij, duke vendosur pranimin e kërkesës së biznesmenit të “Telebingos”.

Drejtuesi i ri Arenc Çela, përjashtoi nga kjo dosje Leonard Filopatin, duke e zëvendësuar këtë të fundit me prokuroren Sonila Muhametaj (Domi), të cilën e emëroi njëherësh dhe drejtuese Seksioni tek Trafiqet.

Që nga kjo periudhë e në vijim dosja “Dabulla” vijon të flejë në prokurorinë e Tiranës, dhe kush guxon të hapë kapakun e saj, bëhet target i sulmeve.

Ndryshe nga rastet e tjera të evazionit fiskal dhe abuzimet me taksat e buxhetit të shtetit, prokuroria dhe gjykata kanë lejuar arrestimin e personave të përfshirë në të tilla afera, njëherësh duke i marë dhe të pandehur.

Në këtë rast përmes tratativave dhe kunjukturave të ndryshme, janë duke u kryer përpjekje të mëdha për pushimin e kësaj çështje penale.

Tashmë nuk ngelet gjë tjetër veçse të presim e të shohim, se cili do jetë në ditët në vijim vendimi që do mari prokurorja Sonila Muhametaj (Domi), për këtë çështje.

 

Po ndodh...