Humbi rrugën gjatë eksplorimit në malin e Dajtit, gjendet turisti gjerman

Një turist gjerman ka humbur rrugën gjatë pasdites në Malin e Dajtit, teksa eksploronte natyrën.
Shtetasi gjerman mbeti i bllokuar për disa orësh në një zonë me terren të vështirë, derisa u gjet nga forcat e policisë.
Turisti, siç raportohet, është në gjendje të mirë shëndetësore.
NJOFTIMI I POLICISË
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, i vijnë në ndihmë 1 turisti gjerman, i cili humbi rrugën, gjatë eksplorimit të natyrës, në Malin e Dajtit.
Sot, rreth pasdites, në Malin e Dajtit, duke eksploruar natyrën, ka humbur rrugën, në një zonë me terren të vështirë, një shtetas gjerman.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t’i ardhur në ndihmë turistit gjerman.
Pas disa orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i tij, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

