Hyri ilegalisht pas dëbimit nga Gjykata, shqiptari kapet duke bërë xhiro me makinë rrugëve të Italisë

Karabinierët italianë në Breshia kanë arerstuar një 31-vjeçar shqiptar që ishte rikthyer në vend ilegalisht pas dëbimit, për shkak të aktivitetit kriminal dhe dënimit nga gjykata.
Gjatë patrullimeve të përditshme përgjatë rrugës kryesore, “Rruga Rajonale 11”, oficerët e Njësisë së Peschiera del Garda vunë re një automjet me motor të madh të drejtuar nga një i ri.
Ai u ndalua dhe iu nënshtrua një kontrolli. Kur paraqiti dokumentacione që vërtetonte identitetin e tij, karabinierët dyshuan. Në fakt, dokumenti përmbante vetëm mbiemrin e gruas së tij. Në këtë pikë, karabinierët e çuan 31-vjeçarin në Selinë Qendrore të Kompanisë së Peschiera del Garda për hetime të mëtejshme, me qëllim përcaktimin e identitetit të tij të vërtetë.
Pas marrjes së gjurmëve të gishtërinjve, u përcaktua se 31-vjeçari, tashmë i njohur për forcat e rendit, ishte subjekt i një urdhri dëbimi pesëvjeçar të lëshuar nga Prefektura e Brescias që nga viti 2022.
Pasi u njoftua Prokuroria Publike e Veronës, 31-vjeçari u arrestua për shkelje të urdhrit dhe u mbajt në qelitë e paraburgimit të Komandës.
Mëngjesin e 20 dhjetorit, 31-vjeçari u paraqit para gjyqtarit të Gjykatës së Veronës, i cili e vërtetoi arrestimin dhe e shtyu seancën dëgjimore për në mars 2026.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
