Vret me thikë partneren, më pas vetëvritet duke u hedhur nga çatia e shtëpisë! Plagoset e moshuara që tentoi të shpëtonte vajzën e saj

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 40-vjeçare u godit me thikë për vdekje nga partneri i saj.
Tragjedia u shënua në provincën e Salernos, ku 40-vjeçari Diego Di Domenico sulmoi 8 herë me thikë partneren, Anna Tagliaferri, gjithashtu 40 vjeçe.
Ai plagosi lehtë edhe nënën e saj, e cila u përpoq ta mbronte vajzën e saj. Më pas ai u ngjit në çatinë e shtëpisë dhe i dha fund jetës duke u hedhur nga lartësia.
Tagliaferri ishte një biznesmene e njohur në qytet, bashkëpronare me vëllezërit e saj e një pasticerie.
Disa muaj më parë, biznesmenia u nderua nga kryetari i bashkisë Vincenzo Servalli në Bashkinë e Cava de’ Tirreni për 50-vjetorin e kompanisë. Atë ditë, përkrah saj dhe familjes së saj të ngushtë, ishte Diego, gjithashtu i përfshirë në biznesin familjar, me të cilin ajo kishte filluar të jetonte pak më pak se një vit më parë.
Dëshmitarja e vetme e sulmit tani ndodhet në spital në gjendje shoku.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
