Rikthehen protestat në Serbi, studentët mbushin rrugët kundër presionit qeveritar mbi universitetet

21 Dhjetor 2025, 22:46 / BOTA ALFA PRESS

Rikthehen protestat në Serbi, studentët mbushin rrugët

Mijëra studentë dhe aktivistë serbë protestuan të dielën në Novi Pazar kundër asaj që ata e quajnë si presion qeveritar mbi universitetet shtetërore.

Demonstrata, pjesë e një lëvizjeje më të gjerë kundër ndërhyrjes politike në arsimin e lartë, ishte e para e këtij lloji në Novi Pazar, dhe një ndër shumë të organizuara pas shembjes së çatisë së një stacioni hekurudhor vitin e kaluar në qytetin verior Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona.

Protesta me moton “Ose ata ose ne” përfundoi në darkë pas 8 orësh. Protesta filloi përpara Universitetit Shtetëror, dhe më pas pjesëmarrësit lëvizën nëpër rrugët e qytetit dhe përfunduan në Sheshin e Qytetit.

Gjatë protestës, u mbajtën një sërë forumesh dhe fjalimesh nga studentë dhe profesorë, si dhe të ftuar nga universitete të tjera nga Serbia. Gjatë ditës, pjesëmarrësit bllokuan disa rrugë qyteti dhe autostrade, dhe pasi mbaroi programi, u shpërndanë në mënyrë paqësore.

Protesta u organizua sepse më shumë se 200 studentë universiteti në atë qytet humbën statusin e studentit dhe rreth 30 profesorë humbën vendet e tyre të punës. Studentët pretendojnë se Universiteti po “shembet në mënyrë sistematike”.

Po ndodh...

ide