I dehur në timon shkaktoi dhe aksident, arrestohet 49-vjeçari

5 Qershor 2024, 17:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

I dehur në timon shkaktoi dhe aksident, arrestohet 49-vjeçari
Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.

Sipas komunikatës 49-vjeçari ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe ka shkaktuar një aksident.

Fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Sektori i Policisë Rrugore i DVP Vlorë arrestoi shtetasin A. B., 49 vjeç, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...