I denoncuar nga familjarët si i zhdukur gjendet i pajetë 35 vjeçari në Lushnjë

Një 35 vjeçar është gjetur i pajetë rreth orës 17:30, sipas policisë në afërsi të lagjes '18 tetori' në Lushnjë.
35 vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi nga policia e Lushnjës pasi babai i tij kishte bërë kallzim për largimin e djalit të tij nga banesa, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune por pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në afërsi të lagjes “18 Tetori”, Lushnjë, është gjetur i pajetë në një pjesë toke(arë), shtetasi M. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë në datën 10.12.2022, pasi babai i tij kishte bërë kallëzim për largim nga banesa të djalit të tij i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
-
Bie nga tarraca e pallatit 70-vjeçari në Vlorë, po rregullonte antenën
15 Dhjetor, 16:00
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

