I gjenden në banesë mbi 160 mijë euro të falsifikuara, municion dhe lëndë djegëse, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër

Një 19-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Shkodër pasi në banesë iu gjendën mbi 160 mijë euro të dyshuara false, municion luftarak, lëndë djegëse dhe automjet të vjedhur.
Ndaj shtetasit me iniciale O.Ç, rëndojnë veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Sipas uniformave blu, automjeti dyshohet të jetë vjedhur në Fushë Krujë në vitin 2019, ndërsa dy targat në Tiranë në vitin 2025.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, ne bashkepunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Komisariatin e Policisë Shkodër, me mbështetjen e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të vendimit të Gjykatës Shkodrër, finalizuan operacionin e koduar “Livadhet 3”.
Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi: O. Ç., 19 vjeç, banues në Shkodër.
Gjatë kontrollit të kryer në zbatim të vendimit të Gjykatës, në banesat e disa shtetasve që dyshohen për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, lidhur dhe me dy operacione të zhvilluara më parë, të koduara “Lvadhet 1” dhe “ Livadhet 2 “, shërbimet e Policisë gjetën në banesën e 19-vjeçarit dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet që dyshohet se është vjedhur në qytetin e Fushë Krujës, në vitin 2019, dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura në qytetin e Tiranës, në vitin 2025.
Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit të arrestuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128