Rama ‘rrëmben' ish-deputetin demokrat! Dash Sula emërohet kryeinspektor i përgjithshëm
6 Shkurt 2026, 11:05 / POLITIKË

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i Përgjithshëm.
Sula nuk u bë pjesë e listave të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit megjithëse u rendit i pari në primaret e organizuara.
Ai kritikoi ashpër drejtuesit e partisë, duke i cilësuar edhe si shkaktarët kryesor të humbjes së opozitës dhe dhurimit të mandatit të katërt për kryeministrin Rama.
Sula nuk është i vetmi ish deputet demokrat që është ftuar nga maxhoranca për të marrë një pozicion drejtues.
Pak kohë më parë ishte edhe ish-deputetja tjetër Zheni Gjergji, e cila u emërua Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
