U arrestuan për anijen me mbetje të rrezikshme në Port, dalin sot para gjykatës së Durrësit 20 të akuzuarit. Do të njihen me masën e sigurisë

6 Shkurt 2026, 09:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

U arrestuan për anijen me mbetje të rrezikshme në Port, dalin sot

Mbërrijnë në Gjykatën e Durrësit të ndaluarit e akuzuar për mbetjet e rrezikshme të Kurum, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Më shumë se një vit pasi Prokuroria e Durrësit sekuestroi 2800 tonë mbetje të rrezikshme të kompanisë ‘Kurum’, organi i akuzës ka lëshuar 33 urdhërarreste, pasi hetimet zbuluan shkelje të legjislacionit mjedisor nga Kurum, kompania “Sokolaj” që bleu mbetjet, por edhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit. Operacioni për ekzekutimin e masave është shtrirë në 3 qytete, Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Në kuadër të operacionit të koduar “Eko-Toxic”, nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe me DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, u ekzekutuan 20 masa sigurie, për vepra penale në fushën e kontrabandës, menaxhimit të mbetjeve, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale. Ndërkaq, 13 persona të tjerë, të cilët nuk u gjetën në banesa gjatë operacionit, janë në kërkim.



Po ndodh...

ide