Preç Zogaj: Rama nuk rrezikohet nga opozita, por vetëm nga BE dhe SHBA nëse i del kundër drejtësisë!

5 Shkurt 2026, 23:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Preç Zogaj: Rama nuk rrezikohet nga opozita, por vetëm nga BE dhe

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se protestat e opozitës nuk e rrezikojnë qeverisjen e Edi Ramës. 

Zogaj tha se Rama mund të rrezikohet vetëm nëse i del kundër drejtësisë, çka do të sillte një përplasje mes tij dhe ndërkombëtarëve që e mbështesin drejtësinë. 

"Këto janë protesta politike, protestat e një partie politike kurrë nuk kanë sjellë rrëzimin e qeverisë. Ato sensibilizojnë dhe kanë vlera për të vënë theksin te një problem. Edhe historia e PD, pluralizmit, këtë dëshmon, që kur kanë rënë qeveritë kanë rënë me protesta mbarë popullore.

Rama nuk rrezikohet nga opozita, rënia e Ramës nuk është në dorën e opozitës. Por rrezikon nëse del kundër drejtësisë. Në raport me drejtësinë, nuk ka Ramë dhe asgjë, është projekt europian dhe amerikan, nëse Rama do ti bjerë dy fuqive që qëndrojnë prapa drejtësisë, rrezikohet. Me deklarata nga këto fuqi të mëdha dhe nga hetimet e SPAK, i lëkunden shumë pozitat. Rrugë tjetër nuk shoh", tha Zogaj. 

Po ndodh...

ide