Protesta e opozitës, deputeti demokrat: Kemi 3 vite që kërkojmë qeveri teknike

Eno Bozdo, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se Partia Demokratike ka 3 vite që “bërtet” për qeveri teknike, pasi, sipas tij, vendi i ka të domosdoshme një palë zgjedhje të lira e të ndershme.
“Qeveria teknike është kauza e madhe që unë besoj i shërben Shqipërisë. Me këdo që të flasësh, qoftë edhe me socialistë “off record”, ne kemi mbërritur në një pikë të historisë tonë ku është e kotë që të tallemi më me njëri-tjetrin dhe të themi gjëra që nuk qëndrojnë më. Sepse vërtetë Shqipëria është në një situatë shumë kritike, ngado që ta shikosh, ngado që ta marrësh. Kemi përballë një situatë vërtetë shumë kritike, por unë besoj që nyja gordiane që ka kontribuar shumë që Shqipëria ka ardhur këtu, ka qenë ekzaktësisht zgjedhje të cilat, pavarësisht të metave, mund të pranohen nga të gjitha palët dhe mund të cilësohen si të tilla, si të barabarta të paktën, se të lira dhe të ndershme është fjalë shumë e madhe në Shqipëri”, tha Bozdo.
“Mendojmë që Shqipëria meriton një qeveri teknike, e meriton me të gjitha mënyrat. Me protesta, me qëndrime, me të gjitha mënyrat… Me protestën e tretë, me protestën e pestë, me protestën e 55, derisa ndryshimi të vijë. Demokratët që dalin në protestë janë shumë të qartë për atë që është misioni i tyre. Kemi 3 vite që bërtasim për qeveri teknike sepse e dinim fare mirë që pa qeveri teknike, nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Qytetarët mos e votojnë Partinë Demokratike, por le të dalin në protestë sepse duhen zgjedhje të lira e të ndershme. Pastaj, të votojnë kë të duan. E rëndësishme është që të ketë zgjedhje pa krim, pa vjedhje dhe pa manipulim”, shtoi Bozdo.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128