Atalanta “fluturon” në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, fitore e madhe ndaj Juves, feston Gjimshiti me shokë

5 Shkurt 2026, 23:13 / SPORT ALFA PRESS

Atalanta “fluturon” në gjysmëfinale të Kupës

Atalanta është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Bergamaskët triumfuan 3-0 ndaj Juventusit, në një sfidë mjaft të bukur. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Scamaccas, i cili përktheu në gol një penallti.

Në pjesën e dytë, “Zonja e Vjetër” u përpoq që të bënte diçka, por nuk arriti dot të finalizonte. Atalanta siguroi kualifikimin e madh falë golave të Sulemana dhe Pasalic. Feston kështu Gjimshiti me shokë dhe objektivi i vetëm është fitimi i këtij trofeu.

Po ndodh...

ide