Tragjedia e familjes Kola në Itali/ Pedagogu tregon efektin e monoksidit të karbonit: Helmohesh për 10 sekonda

Pedagogu i infermierisë Studim Hysa, ka treguar efektin e shpejtë të monoksidit të karbonit, dy ditë pas tragjedisë së ndodhur në Itali, ku u shua një familje shqiptare me 4 anëtarë.
I ftuar në A2 CNN, Hysa thotë se njeriu nuk ka asnjë mënyrë ta kuptojë praninë e tij derisa të jetë tepër vonë. Sipas tij, ky gaz formohet nga djegia e paplotë e lëndëve djegëse, si druri, gazi, karburantet apo nga pajisje si kaldajat, sobat, makinat dhe gjeneratorët.
Sipas Hysës, problemi bëhet kritik kur ky gaz grumbullohet në një ambient të mbyllur pa ajrosje.
“Në atë moment, ajri i pasur me oksigjen zëvendësohet gradualisht nga monoksidi i karbonit dhe trupi i njeriut e thith atë njësoj si oksigjenin. Efekti është jashtëzakonisht i shpejtë dhe i rrezikshëm. Nga rastet që kemi dëgjuar dhe parë, persona të cilët kanë qenë në gjumë shtrirë, nuk kanë pasur as mundësinë të ngrihen, pra mund të jetë brenda 10 sekondave. Kjo mund të shkaktojë direkt humbjen e jetës”, tha Hysa.
Ai paralajmëron gjithashtu se në raste të tilla nuk duhet të futesh në ambiente të kontaminuara pa pajisje mbrojtëse, sepse rreziku është i menjëhershëm edhe për personin që përpiqet të ndihmojë. Ndihma e parë duhet të konsistojë vetëm në nxjerrjen e viktimës në ajër të pastër dhe thirrjen e shërbimeve emergjente, jo në qëndrimin brenda për të kryer veprime të tjera.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
