BBC: Ish-kryeministri norvegjez po hetohet për korrupsion të rëndë
Media britanike BBC ka bërë një artikull në lidhje me hetimit që po i bëhet ish-kryeministrit të Norvegjisë Thorbjørn Jagland. Në artikull, theksohet se hetimi ndaj Jagland ka nisur për korrupsion, pasi emri i tij ka dal në dosjet Epstein.
Sipas BBC, një ekip special i prokurorisë norvegjeze po heton dosjet, ndërsa Jagland dyshohet për korrupsion të rëndë. Përkatësisht ndaj tij po hetohet nëse ka marrë dhurata, udhëtime apo hua në lidhje me pozicionin e tij si kryeministër apo si sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës.
Policia në Norvegji ka hapur një hetim për korrupsion ndaj ish-kryeministrit të vendit, Thorbjørn Jagland, lidhur me dyshimet për lidhje të tij me të ndjerin Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale. Një njësi speciale e policisë norvegjeze, e cila po analizon dosjet e Epstein, të publikuara së fundmi në SHBA, tha se 75-vjeçari dyshohet për “korrupsion të rënduar”.
Policia njoftoi se i ka kërkuar tashmë Ministrisë së Jashtme të heqë imunitetin e tij, të cilin Jagland e gëzon për shkak të rolit të mëparshëm si diplomat i lartë ndërkombëtar. Jagland ka qenë gjithashtu ish-kryetar i Komitetit Norvegjez të Nobelit dhe ka shërbyer për 10 vjet si sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.
Avokati i tij deklaroi se do të bashkëpunojnë plotësisht me hetimin. Pål K. Lønseth, kreu i Økokrim – njësia për krime ekonomike që po heton Jagland – tha: “Ne vlerësojmë se ka baza të arsyeshme për hetim, duke pasur parasysh se ai ka mbajtur postet e kryetarit të Komitetit të Nobelit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës gjatë periudhës që mbulojnë dokumentet e publikuara”.
“Ndër të tjera, Økokrim do të hetojë nëse janë marrë dhurata, udhëtime apo hua në lidhje me pozicionin e tij”.
Policia shtoi se detaje të tjera do të jepen “në një fazë të mëvonshme”. Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide, tha se ishte “e rëndësishme që faktet e kësaj çështjeje të dalin në dritë”. Ai shtoi se Oslo do t’i kërkojë Këshillit të Evropës që t’i hiqet imuniteti Jaglandit. Avokati i Jaglandit, Anders Brosveet, e mirëpriti hapjen e hetimit.
“Bazuar në atë që kemi gjetur deri tani, jemi të sigurt për rezultatin,” tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters.
Veçmas, Brosveet i tha portalit norvegjez VG se ai dhe klienti i tij do t’i dorëzojnë “gjetjet kryesore dhe dokumentacionin që kemi” Økokrim-it sa më shpejt që të jetë praktikisht e mundur. Jagland ka qenë kryeministër i Norvegjisë në vitet 1996–97 dhe sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës nga viti 2009 deri në 2019. Ai ka drejtuar gjithashtu Komitetin Norvegjez të Nobelit në periudhën 2009–2015.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128