Sulmet e forta të politikës/ SPAK mesazh në rrjete sociale: Veprojmë në mënyrë të pavarur dhe hetojmë bazuar në prova
6 Shkurt 2026, 12:52 / AKTUALITET

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka publikuar këtë të premte një mesazh në rrjetet sociale.
SPAK thekson se prokurorët e kësaj prokurorie veprojnë në mënyrë të pavarur dhe hetimet e tyre bazohen gjithmonë në prova.
“SPAK vepron në mënyrë të pavarur dhe heton çështje bazuar në prova”, thuhet në mesazhin e tyre.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme është vënë shpesh herë në qendër të sulmeve nga aktorë të ndryshëm politikë, të krimit dhe jo vetëm, të marrë nën hetim nga prokurorët e posaçëm, duke i cilësuar akuzat ndaj tyre si të pabaza.

Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128