"Me urdhër të Ramës e Yuri Kim"/ Malltezi: SPAK ka hapur hetim për financimin e "Rithemelimit"
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili sëbashku me vjehrin e tij janë të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash në gjyqin për çështjen "Klubi Partizani", ka dalë këtë të premte në një konferencë për mediet, sëbashku me avokatët. Ai deklaroi se procesi i dosjes ‘Partizani’ ishte përpjekje për të goditur politikisht, Sali Berishën, Partinë Demokratike dhe opozitën dhe se ka një hetim për financimin e "Rithemelimit", lëvizja e Berishës brenda PD, pas shpalljes non grata nga SHBA.
"Deputetja e PD-së Ledina Alolli, u thirr në SPAK për ish klubin Partizani, pra një ngjarje e ndodhur para 20 viteve, por u pyet nga prokurorët si janë paguar kapelet dhe bluzat në fushatën e 2023-shit", tha Malltezi.
Malltezi tha se po të njëjtët prokurorë politikë "sipas urdhërit politik të Edi Ramës dhe të korruptuarës Yuri Kim", hapen procedim penal se si PD-ja u rithemelua në 2021-shin.
Pjesë nga fjala e Jamarbër Malltezit
Kinse hetimi është për ish-klubin Partizani, për ngjarje të para 20 viteve. Por ama kanë thërritur deputeten Ledina Alolli, për ta pyetur si ka paguar kapelet dhe bluzat në fushatën e 2023-shit. Pra qartazi është shenjëstruar Partia Demokratike dhe opozita. Për këto prokurorë politikë, Partia Demokratike është armiku i popullit dhe armiku i partisë. Dhe duhet luftuar me armët e plota që të munden. Kjo është është qesharake, absurde, të mendosh gjoja është hetimi për çështjen ë 200 e procedimin 287 të para 20 viteve, por pyetet për kapelet dhe bluzat e fushatës së 2023-shit. E bukura është që po të njëjtët prokurorë politikë kanë hapur çështje penale, sipas urdhërit politik të Edi Ramës dhe të korruptuarës Yuri Kim'. Hapen procedim penal edhe si PD-ja u riorganizua dhe u rithemelua në 2021-shin.
Po kini parasysh që këtu Ledina Alollin po e pyesin për fushatën e 2023-shit. Pra, qartazi kanë shenjëstruar PD-në dhe po sulmojnë PD-në si armike politike dhe nuk po bëjnë ndjekje penale, por po bëjnë ndjekje politike nga prokurorë të cilët këto çështje, partitë politike opozitare i quajnë veprime që bien ndesh me moralin komunist. Urdhëro ku kemi hetuesin që kanë angazhuar ndaj Ledina Alollit.
Hetuesi është person i cili është patronazhist i PS-së, në fushatë elektorale me ish-ministrin Manja. Ky është hetuesi që angazhojnë për të luftuar politikisht PD-në. Pra qartazi nuk kemi të bëjmë me ndjekje politike, kemi të bëjmë me persekutim politik./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128