“Në Gjermani s’ka drejtësi sociale”/ Shokon sondazhi, bie besimi i qytetarëve tek CDU dhe CSU, rritet për socialdemokratët

Sondazhi më i fundit i ARD-Deutschlandtrend tregon një ndryshim të lehtë në preferencat politike të qytetarëve gjermanë.
Partia Socialdemokrate, SPD ka fituar simpati në mënyrë të papritur, ndërsa partitë konservatore CDU dhe CSU kanë pësuar një rënie të lehtë të mbështetjes. Duket se edhe Alternativa për Gjermaninë, AfD ka humbur pak terren, edhe p[se vazhdon te mbetet forca e dytë politike më e fortë në vend. Sipas anketimit, CDU/CSU do të grumbullonin 26 përqind të votave nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin tani, ndërsa AfD 24 përqind.
SPD ka shënuar një rritje prej dy pikësh përqindjeje, ndërsa të Gjelbrit dhe Partia e Majtë kanë mbetur në të njëjtat nivele si në muajin janar. Një faktor i rëndësishëm në rritjen e SPD-së duket të jetë popullariteti në rritje i Ministrit të Financave dhe kreut të partisë, Lars Klingbeil, i cili ka përfituar nga qëndrimi i tij më kritik ndaj politikave të presidentit amerikan Donald Trump. Politikani më i vlerësuar në Gjermani mbetet Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius, i ndjekur nga Ministri i Jashtëm Johann Wadephul.
Kancelari Friedrich Merz vazhdon të polarizojë opinionin publik. Sakaq, një yjetër element që favorizon social-demokratët është rritja e shqetësimit nga ajo që përceptohet si padrejtësi sociale. Sipas sondazhit, 62 përqind e qytetarëve besojnë se pabarazia në Gjermani po rritet, kryesisht për shkak të zgjerimit të hendekut mes të pasurve dhe të varfërve.
Një pjesë më e madhe e të anketuarve mendojnë gjithashtu se barra e taksave dhe kontributeve sociale nuk shpërndahet në mënyrë të drejtë, e në këtë kontekst, SPD shihet si partia më e besueshme për të siguruar drejtësi sociale.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
