Pezullimi i Ballukut apo pagat e gjyqtarëve?/ Mister objekti i mbledhjes së Gjykatës Kushtetuese

6 Shkurt 2026, 15:05 / POLITIKË ALFA PRESS
Pezullimi i Ballukut apo pagat e gjyqtarëve?/ Mister objekti i mbledhjes

Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot rreth orës 11:00, ndërsa nuk është bërë i ditur objekti i mbledhjes.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Nuk ka njoftim zyrtar nëse mbledhja ka të bëjë me çështjen e dërguar nga Qeveria në Kushtetuese sa i përket masës së sigurisë për pezullimin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku, apo me pagat e gjyqtarëve, një çështje që ka nxitur një përplasje të fortë mes Drejtësisë dhe kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se kërkesa e bërë nga magjistratët nuk duhet të miratohet.

Po ndodh...

ide