Genardi i publikoi pamje në gjendje të rënduar, rrjeti alarmon institucionet shtetërore: Të marrin në kujdes të menjëhershëm Sonidën!

Pamjet shqetësuese të publikuara nga Genardi, ku shihet motra e tij në një gjendje të rënduar dhe gjysëm e zhveshur, kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa figura të njohura dhe qytetarë po kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve shtetërore.
Sonida, e njohur gjithashtu në rrjetet sociale për shkak të vëllait të saj, ndodhet në një situatë të vështirë psikologjike, ndaj kërkohet ndihma e menjëhershme e Shërbimit Social.
Qytetarë dhe personazhe të njohur në internet po bëjnë thirrje që institucionet shtetërore të ofrojnë mbështetje për vëlla e motër, të cilët prej disa javësh po përballen me vështirësi pas humbjes së babait.
Së fundmi, Genardi ka bërë edhe thirrje për ndihma ushqimore, pasi më parë ushqimet i merrnin nga Kisha, ndërsa tani situata duket e rënduar dhe kërkohet reagim i menjëhershëm.
*** Alfapress.al ka zgjedhur të mos publikojë pamjet e ndjeshme për shkak të natyrës së tyre sensitive.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128