I gjendet kanabis në banesë, arrestohet 38-vjeçari në Memaliaj

13 Dhjetor 2023, 10:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

I gjendet kanabis në banesë, arrestohet 38-vjeçari në

Një 38-vjeçar është arrestuar në Memaliaj pasi akuzohet për kanabis. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E.E, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur 1 kg kanabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

“Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, punës së inteligjencës policore dhe hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”,

Konkretisht, u ndalua shtetasi E. E., 38 vjeç, banues në Memaliaj.

Më datë 10.08.2023, Policia gjeti në banesën e shtetasit E. E., 1 kilogram lëndë narkotike cannabis sativa që posedohej nga ky shtetas, për t’u ndarë dhe shitur në doza, në lagje të ndryshme të qytetit të Memaliajt”,– njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...

ide