“I infiltruari në protestën e Bashkisë Tiranë i dënuar me 12 vite burg”, reagon policia: Lajm i pavërtetë, publikimi ishte dashakeq

Pas publikimit në disa portale se një i infilturuar në polici, gjatë protestës në Bashkinë e Tiranës, më parë ishte dënuar me 12 vite burg për vrasje në Itali, ka reaguar Policia e Shtetit.
Sipas reagimit të policisë, lajmi i publikuar në media është i pavërtetë, pasi efektivi E.Z është i datëlindjes 2000. Sipas Policisë, kur ka ndodhur ngjarja, për të cilën flitet në portale, efektivi ka qenë vetëm 8 vjeç.
Reagim i Policisë së Shtetit:
Në lidhje me një lajm të publikuar në disa portale për një punonjës Policie, sqarojmë opinionin publik se pas verifikimeve të kryera, lajmi i publikuar është i pavërtetë.
Shtetasi E. F. Z., i datëlindjes 07.11.2000, është bërë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit në janar të vitit 2022, pasi ka mbaruar kursin për Patrullë të Përgjithshme, në Kolegjin e Policisë, pranë Akademisë së Sigurisë.
Shkrimi i publikuar në mediat italiane i referohet ngjarjes së ndodhur në vitin 2008, dhe në atë kohë punonjësi i Policisë, shtetasi E. F. Z., ka qenë 8 vjeç.
Publikime të tilla dashakeqe dhe të pavërteta, cenojnë imazhin e punonjësit të Policisë dhe të Organizatës së Policisë.
Drejtoria për Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



