I kërcënohet jeta, Altin Dumani kërkon mbrojtje te posaçme për prokuroren e SPAK

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i është drejtuar Policisë së Shtetit me një shkresë ku i kërkon marrjen në mbrojtje të prokurores Doloreza Musabelliu.
Mësohet emri u prokurores është përmend nga i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, si person që ishte planifikuar të eliminohej nga Laert Haxhiu dhe grupi i tij për shkak se kishte hetuar dy miqtë e tij, Orges Bilibli dhe Anterio Kaloshi, dhe vetë atë për masakrën e vitit 2017 në Lushnjë.
Sipas ndryshimeve me reformën e re në drejtësi, Policia merr menjëherë në mbrojtje prokurorët sapo të kërkohet nga ana e SPAK, megjithatë të hënën pritet të dalë në një deklaratë zyrtare edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të njëjtën çështje.
KLP pritet të ketë reagim edhe për nxjerrje të akteve dhe sekreteve hetimore, të publikuara në media.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
