Sulmi kibernetik ndaj Prokurorisë së Posaçme, ish-kreu i Burgjeve rikthehet në SPAK

12 Janar 2026, 13:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sulmi kibernetik ndaj Prokurorisë së Posaçme, ish-kreu i

Ish-drejtori i burgjeve Agim Ismaili është në hetim nga SPAK për tre vepra penale, përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal dhe grup kriminal.

Hakerimi i kompjuterëve u sinjalizua në 12 mars të këtij viti dhe brenda pak kohësh përfunduan në pranga ish zyrtari i burgut Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.

SPAK ka deklaruar me anë të një njoftimi se morën informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm.

Institucioni bën me dije se falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili mbetet i pacënuar.

 

Po ndodh...