Konferenca/ Berisha i kërkon SHBA të mbështes opozitën iraniane në betejat e saj!

12 Janar 2026, 13:19 / POLITIKË ALFA PRESS
Konferenca/ Berisha i kërkon SHBA të mbështes opozitën

Kreu i PD-së, gjatë një konference me gazetarët, u shpreh se 2026 është viti i përmbysjes së diktaturave, një vit i zi për regjimet autokratike dhe një vit lirie për popujt.

Ai theksoi se pas vendosjes para gjykatës të liderëve si Maduro dhe Ramaduro i Venezuelës, tani është radha e Ajetollahëve të Iranit. Sipas tij, populli iranian është ngjitur në këmbë për lirinë dhe dinjitetin kombëtar, duke kundërshtuar një regjim që është përjetuar si më obskurantisti në historinë e vendit.

Partia Demokratike mbështet fuqishëm opozitën iraniane në betejën e saj për një Iran të lirë dhe demokratik, dhe bën thirrje për mbështetje ndërkombëtare, sidomos nga SHBA, për të ndihmuar në çlirimin e popullit iranian nga ky regjim të errët.

2026-a, viti i përmbysjes së diktaturave.
Viti i zi për diktatorët.
Viti i lirisë për kombet.
Pas vendosjes para gjykatës të Maduros apo Ramaduros së Venezuelës, radhën duket se e kanë Ajetollahët e Iranit.
Kombi pers është i tëri në këmbë për lirinë dhe dinjitetin kombëtar, kundër regjimit më obskurantist që ata kanë njohur në tërë historinë e tyre të gjatë, regjimit të Ajetollahëve.
Ky regjim në grahmat e fundit po përdor të gjitha armët dhe mjetet dhe ditët e fundit ka me qindra në mos mijëra martirë të lirisë.
Por marshi i revolucionit iranian drejt fitores nuk ndalet me asgjë.
Regjimi i Iranit i ka ditët e numëruara.
Liria e iranianëve ka çmimin e saj, por burrat dhe gratë, djemtë, vajzat e këtij kombi janë të gatshëm ta paguajnë atë.
PD mbështet me forcën më të madhe opozitën iraniane në betejën e saj për një Iran të lirë, demokratik dhe të pavarur.
PD i bën thirrje qeverive të vendeve të lira, SHBA në radhë të parë, të ndihmojnë me të gjitha mundësitë popullin vigan iranian të çlirohet nga ky regjim obskurantist.

Po ndodh...