“Ermal Beqiri kryemafiozi i IT”/ Berisha denoncon ‘Durana Tech Park’: Kthetrat e mafies shqiptare përvetësuan projektin!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi ‘Durana Tech Park’, duke theksuar se “kthetrat e mafies shqiptare përvetësuan projektin dhe kompania amerikane nuk gjeti asnjë mundësi që të investonte në këtë vend”.
Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se Ermal Beqiri është kryemafiozi i IT, ndërsa parkun Durana e konsideroi si Troplana.
“Jam këtu për parkun virtual të high-tech, apo de facto Troplanën e Shkozetit, një skandal i denjë për filmat më horror në gjininë e vjedhjeve të pasurive publike.
Ja, ky është Silicon Valley i Edi Ramës, Armand Frangut, Fatmir Troplinit që quhet Durana.
3 vite më parë, se ka historinë e vet, një nga gjigantët e high-techut, vendosur në Ukrainë, EPAM, pas agresionit rus ndaj Ukrainës, vendos që të spostojë sipërmarrjen e tij të madhe në një vend tjetër dhe përzgjedh Shqipërinë.
Presidenti i kësaj kompanie, ndër më të fuqishmet në botë, me xhiro miliarda dollarë, vjen në Shqipëri dhe pritet nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, dhe Agaçi me asistenten e tij, Elira Kokona.
Ai paraqet projektin e tij, dëshirën dhe vendimin e kompanisë që të gjithë sipërmarrjen e tij të madhe në Ukrainë ta spostojë në Shqipëri, por për këtë qëllim kërkon krijimin e një zone, siç e kishte në Ukrainë, me kushte të favorshme.
E vërteta është se kjo iu premtua, se Ramaduro filloi të flasë për Silicon Valley në Durrës.
Por menjëherë kthetrat e egra të mafies shqiptare përvetësuan projektin dhe kompania prestigjioze nuk gjeti asnjë mundësi të investonte në këtë vend.
E zhgënjyer, e dëshpëruar, pa që kishte të bënte me një narko-mafie të pashembullt, dhe si përfundim këto livadhe dhe ara që shihni këtu janë Troplana e Edi Ramës.
Vendimi u mor, zona u shpall dhe në këtë zonë u regjistruan 46 kompani, të cilësuara me silver, gold, platinium. Këto kompani anëtare të këshillit të krijuar me ndërmarrje IT nga kryemafiozi i IT shqiptare, Ermal Beiqiri alias Armand Frangu ose Armand Frangu alias Ermal Beiqiri”, tha Berisha.
Po ndodh...
Pse janë tmerruar ramistët dhe berishistët nga Lulzim Basha?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
