Vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka bënë për spital dy kushërinjtë Marku, detaje nga sherri në Lezhë! Pamjet e vendit të “larë” në gjak

Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me ngjarjen e regjistruar ditën e sotme në ambientet e një prej lokaleve të qytetit, ku njerëz të afërt të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndokës janë konfliktuar fizikisht me kushërinjtë Marku.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, ku shtetasit Gjergj Marku dhe Nikolin Marku, janë konfliktuar për motive të dobëta me vëllain e Arben Ndokës dhe nipin e këtij të fundit.
Gëzim Ndoka, 53 vjeç dhe djali i tij 20-vjeçar, Kevin Ndoka, kanë bërë për spital dy kushërinjtë Marku, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë ne nevojshme mjëksore. Më pas ata u shoqëruan për në Komisariat ku dhe kanë pretenduar se në momentin e konfliktit, familjarët e ish-deputetit socialist kanë qenë të armatosur.
Sipas policisë vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasve Gëzim Ndoka dhe Kevin Ndoka, si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.
Ndërkohë burime për mediat bëjnë me dije se vetë Nikolin Marku pretendon se pesë persona të maskuar e kanë qëlluar dhe dhunuar atë dhe kushëririn e tij.
Sipas Markut ka qenë vëllai i ish-deputetit ai i cili ka urdhëruar dhunimin e tij dhe se në momentin kur ndodhej në ambientet e lokalit një prej dhunuesve iu paraqit si nipi i Arben Ndokës, djali i Gëzim Ndokës.
Gjithashtu Marku pohoi se gjatë kohës që shkoi në spital për mjekim, kishte shkuar Gëzim Ndoka dhe e kishte kërcënuar.
“Rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe N. M., 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit G. N., rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gj. M. dhe N. M., të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit G. N. dhe K. N. kanë qenë të armatosur.
Vijojnë kërkime intensive për kapjen e shtetasve G. N. dhe K. N., si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ndodh...
Pse janë tmerruar ramistët dhe berishistët nga Lulzim Basha?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
