Kush është deputet i PD që paditi Këlliçin në SPAK, për shpenzimet e Kuvendit të Rithemelimit

12 Janar 2026, 18:26 / POLITIKË ALFA PRESS

Kush është deputet i PD që paditi Këlliçin në

Belind Këlliçi, u paraqit ditën e sotme në SPAK, ku mësohet se u mor në pyetje në lidhje me një padi që është bërë nga deputeti i PD:

Mes çështjeve për të cilat deputeti demokrat është pyetur, besohet se ka qenë edhe Kuvendi i Rithemelimit i zhvilluar në vitin 2021, i iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në atë periudhë, Belind Këlliçi ka qenë një nga figurat aktive dhe organizatorët kryesorë të këtij procesi politik, i cili shënoi përplasjen më të fortë brenda Partisë Demokratike pas shpalljes “non grata” të Berishës nga SHBA.

Ironia e kësaj historie politike dhe penale qëndron në faktin se kallëzimi penal për këtë çështje është depozituar pikërisht në vitin 2021 nga Gazment Bardhi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike.

Sot, Bardhi mban postin e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së dhe konsiderohet nga shumë si një nga rivalët e heshtur të Këlliçit në përplasjet e brendshme dhe “luftën e brylave” për influencë dhe kontroll politik brenda opozitës.

Dokumenti zyrtar hedh dritë mbi këtë kallëzim penal, i cili në atë kohë u paraqit në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe iu drejtua Prokurorisë së Posaçme.

Kush është deputet i PD që paditi Këlliçin në

Po ndodh...