Rikthimi i Veliajt në detyrë si kryebashkiak/ Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka bërë publik vendimin lidhur me çështjen e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke vendosur në favor të tij dhe duke rrëzuar vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave dhe Presidenti i Republikës.
Në seancën plenare publike të mbajtur më 31 tetor 2025, Gjykata Kushtetuese, nën drejtimin e kryetares Holta Zaçaj dhe me praninë e të gjithë anëtarëve, shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga Erion Veliaj, i përfaqësuar nga avokatët Alban Dokushi dhe Ermal Yzeiraj. Në këtë proces, Presidenti i Republikës dhe Këshilli i Ministrave morën pjesë si palë të interesuara.
Me shumicë votash, Gjykata vendosi pranimin e kërkesës dhe shfuqizimin e vendimit nr. 539, datë 25 shtator 2025 të Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj”, duke e konsideruar atë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Vendimi i GJK:
-Shfuqizimin e vendimit nr. 539, datë 25.09.2025 të Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
-Shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës, si të papajtueshëm me pikat 2 dhe 3 të nenit 115 të Kushtetutës.
-Vazhdimin e masës së pezullimit të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës, deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi.
Po ndodh...
Pse janë tmerruar ramistët dhe berishistët nga Lulzim Basha?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
