Nënkryetarja e Asamblesë së Francës kërkon dalje nga NATO

Debati për rolin e Francës në NATO është rindezur fuqishëm, pasi Clémence Guetté, nënkryetare e Asamblesë Kombëtare dhe përfaqësuese e lëvizjes së majtë La France Insoumise, njoftoi se do të paraqesë një rezolutë që kërkon tërheqjen e vendit nga Aleanca Atlantike.
Guetté bëri thirrje për një dalje të planifikuar, duke filluar me largimin nga komanda e integruar ushtarake e NATO-s. Ajo akuzoi Shtetet e Bashkuara, nën administratën e Presidentit Donald Trump, për veprime që sipas saj shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe i përdorin aleatët për interesa të ngushta.
“Më shumë se kurrë lind pyetja përse Franca duhet të mbetet në një aleancë të udhëhequr nga SHBA-të”, shkroi Guetté, duke e cilësuar NATO-n një strukturë që nuk i shërben më interesave franceze.
Qëndrimi i saj mori mbështetje nga deputeti Gabriel Amard, i cili argumentoi se Franca duhet të largohet fillimisht nga struktura e komandës dhe më pas nga Aleanca e Atlantikut të Veriut në tërësi.
Guetté konsiderohet një prej figurave kryesore të La France Insoumise, dhe ndërhyrja e saj shihet si përpjekje për të zhvendosur debatin për NATO-n nga retorika politike në axhendën zyrtare parlamentare të Francës.
Në Francë, çështja e qëndrimit në NATO ka qenë historikisht e ndjeshme dhe çdo nismë për ndryshim ka potencial të ndezë debat të gjerë politik në Paris dhe përtej.
Po ndodh...
Pse janë tmerruar ramistët dhe berishistët nga Lulzim Basha?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
