Hetimi pasuror për Berishën, Këlliçi përfundon në SPAK! Merret në pyetje për financimin e Kuvendit të Rithemelimit të 11 dhjetorit

12 Janar 2026, 15:23 / POLITIKË ALFA PRESS

Hetimi pasuror për Berishën, Këlliçi përfundon

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, është thirrur sot në SPAK, ndërsa në dalje, pasi qëndroi gati 1 orë, tha se ishte për një çështje periferike pa i dhënë asnjë detaj më shumë medias.

Sipas gazetares Keti Banushi, bëhet fjalë për hetimin pasuror që prokurori i posaçëm Arben Kraja është duke kryer ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij.

Deputeti Këlliçi është pyetur për financimin e kuvendit të Rithemelimit, mbajtur më 11 dhjetor të vitit 2021 në stadiumin Air Albania. Ai ishte një nga organizatorët e Kuvendit, ku Berisha shkarkoi Bashën dhe mori drejtimin e PD-së.

Organizatorë të tjerë ishin edhe Flamur Noka, sekretar i Përgjithshëm I PD-së, dhe deputetja Albana Vokshi. Hetuesit e kanë pyetur Këlliçin se kush e financoi këtë aktivitet, kush ka paguar për organizimin e tij, nëse shpenzimet janë mbajtur apo jo sipas kërkesave ligjore dhe nëse janë deklaruar sipas ligjit

Berisha dhe mbështetësit e tij asnjëherë nuk kane deklaruar shpenzimet e mëdha te atij aktiviteti të kushtueshëm, ndonëse janë pyetur dhe publikisht.

Hetimi pasuror nisi paralelisht me hetimin e aferës Partizani, proces që tashmë është në gjykim, me të pandehur për korrupsion edhe vetë ish-kryeministrin Berisha.

Po ndodh...