“SHBA mbështet sundimin e ligjit”/ Drejtuesja e ambasadës së SHBA VanHorn, takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

12 Janar 2026, 16:59 / POLITIKË ALFA PRESS

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn takoi sot kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji.

Në njoftimin e ambasadës në rrjetet sociale theksohet se VanHorn përgëzoi Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji dhe diskutoi se si mbështetja e gjatë e SHBA-së për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri përparon prioritetet e Presidentit Trump: çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane.

Postimi
Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji dhe diskutoi se si mbështetja e gjatë e SHBA-së për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri përparon prioritetet e Presidentit Trump: çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane. Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në sigurimin e drejtësisë për qytetarët e Shqipërisë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj dhe duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë.

Screenshot 95
Screenshot 95

Po ndodh...