Atentati ndaj 42-vjeçarit në “Don Bosko”/ Zbardhen detajet e reja, autori sapo kishte dalë nga burgu, dyshohet se…
14 Dhjetor 2023, 20:00 / AKTUALITET

Janë zbuluar detaje të reja nga atentati i sotëm në “Don Bosko”.
Policia ka identifikuar autorin, i cili banon në zonën e “Don Boskos” dhe e ka banesën vetëm 50 metra nga vendi i ngjarjes.
Po ashtu mësohet se autori kishte vetëm 7 muaj që kishte dalë nga burgu.
Sakaq, kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin që pas ngjarjes nuk largohet, por komunikon në telefon i revoltuar dhe me armën në dorë.
Policia ka marrë në pyetje familjarët e autorit, por ka dyshime që ai është larguar nga zona.
Ndërkohë 42-vjeçari Rudolf Zefi dhe vëllai i tij me origjinë nga Puka vijojnë të deklarojnë se nuk kanë konflikte dhe nuk janë persona me precendent penal.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


