Atentati ndaj biznesmenit në Elbasan/ Policia i kërkon ndihmë Maqedonisë, një i dyshuar u largua nga dogana

Një person për të cilën policia e Tiranë e ka identifikuar po shikohet me mjaft interes për hetuesit pasi ka dyshime se të ketë qenë në rolin e ekzekutorit. Ky shtetas sipas verifikimeve rezulton së është larguar pak orë pas regjistrimit të ngjarjes nga Maqedonia e Veriut. Ndërsa roja dhe ish ortaku të cilët janë arrestuar do të dalin nesër para gjykatës së Elbasanit për tu njohur me masës e sigurisë
Autori i dyshuar i vrasjes së Edmond Hykës alias Mond Mëhalla dyshohet se para ngjarjes të ketë qëndruar përreth zonën së Përrenjasit.
Kamerat e sigurisë kanë konfirmuar faktin se pas krimit, personi që po shikohet me shumë interes nga policia ka kaluar përmes kufirit të gjelbër nga pika doganore e Maqedonisë së Veriut.
Ky shtetas që nga ana e hetuesve është i identifikuar, por jo zyrtarisht i shpallur në kërkim por kërkohet informacione edhe nga pala e vendit fqinj për të mësuar më shumë mbi aktivitetin e tij.
Ndërkohë, personat që janë ndaluar deri në këtë fazë dyshohet se kanë qenë ndihmës të autorit si në sigurimin e makinës ambientit ku ka qëndruar vrasësi dhe deri në sigurimin e largimit të tij.
Ndërkohë Xhino Ago dhe Kujtim Pisha, ish-ortaku dhe roja i karburantit ku u vra biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla do të dalin para gjykatës së Elbasanit më 5 dhjetor në orën 10:00 për t'u njohur me masën e sigurisë.
Për Nevzat Spahon, që u arrestua një ditë më parë, nuk është caktuar ende data. Ky i fundit nuk ka qenë bashkëpunues me policin e ndërsa pritet marrja në pyetje për herë të dytë dukë i dhënë mundësi të deklarojë mbi rrethanat e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se shkak është konflikt mes ortakeve e ndërsa në kërkim janë shpallur Marselo Arani dhe Armando Kola.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

