Atentati në Sauk/ Motra e Aleksandër Sadikaj nxjerr emrat: Personat që më vranë vëllain, erdhën në varrim

15 Dhjetor 2023, 12:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

Atentati në Sauk/ Motra e Aleksandër Sadikaj nxjerr emrat: Personat

Një vit më parë në Sauk, u hodh në erë makina e të riut Aleksandër Sadikajt, i cili humbi jetën në vend për shkak të plagëve të marra nga shpërthimi. Ende nuk ka asnjë person vendosur në pranga apo të paktën të dyshuar për ekzekutimin e tij, megjithatë duket se "hetuesinë" e ka bërë familja e të ndjerit. 

Motra e Aleksandër Sadikajt, Vanesa ka bërë një postim të gjatë ku përmend me emra personat që sipas saj janë autorët e vrasjes së të riut. Njëri është biznesmeni nga Saranda që u ekzekutua në Tiranës, Edmond Papa dhe një personazh i ri që sapo "futet në lojë". Bëhet fjalë për Ledian Alushaj (disa herë Vanesa i referohet edhe me mbi emrin Allushaj).

REAGIMI:

"Isha tek burgu kur i gjujti tritol shoku, Alexandër Sadikaj u vra nga shoku i tij i ngushtë Ledian Alushaj nga Mallakastra me vendbanim në Sarandë. Ledion Alushaj kishte vendosur tritol në makinën e Aleksandrit kur Aleksandri ia kishte dhënë makinën e tij me mirëbesim për ti bërë disa servise tek daja i Edmond Papës pra këta të dy në bashkëpunim me vranë Aleksandrin. Mbrapa krahu ndërkohë që hanin e pinin me të, ditën tjetër erdhi në varrim Ledjon Alushaj bashkë me Edmond Papën qëndruan gjithë natën në shtëpinë tonë dhe "bënin sikur qanin". Ledjon Allushaj ngriti arkivolin e Aleksandrit deri tek varrezat në krahë, ai që e vrau ishte aty, na ngushëllonte edhe qante bashkë me ne. Ja pra kush janë trimat e sotëm ata që kanë dy lekë mendojnë se mund të vrasin edhe të bëjnë gjëra të tmerrshme në tok këta pra janë gangsterat e sotëm që kanë lekë dhe vrasin shokët mbrapa krahëve. Këtë gjë e di gjithë Shqipëria tani më. E di shteti gjithashtu. Ledjon Allushaj fshihej si miush edhe vazhdon vret shokët e tij, ai njeri që vinte në shtëpinë tonë hante dhe pinte me ne. Vëllai im luante me djalin e Ledjon Alushajt e përkëdhelte e puthte ndërkohë që ai kishte vendosur tritolin tek makina e Aleksandrit. Zoti është i madh, u zbulua gjithçka shumë shpejt,"-shkruan në postimin e saj motra e të ndjerit. 

Po ndodh...