
Eksplozivi në Vlorë, policia jep detaje: Lënda plasëse shpërtheu në dritaren e biznesit

25 Qershor 2025, 08:02 / AKTUALITET

Shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Bashkimi” në Vlorë dyshohet se ka ndodhur pikërisht në dritaren e një servisi motorësh në pronësi të shtetasit V. B.
Sipas hetimeve paraprake, lënda plasëse është vendosur në këtë pikë, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Policia vijon punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128