I plagosuri në Sarandë, ish-efektiv policie. Dyshohet se është goditur me qytë pistolete
20 Korrik 2025, 20:31 / AKTUALITET

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Sarandë, ku mbeti i plagosur një person.
Mësohet se i plagosuri Adil Veli, rreth 54-vjeç është një ish-efektiv policie, teksa në konflikt janë përfshirë disa persona.
Dyshohet se të shtënat me armë zjarri janë regjistruar në ajër, ndërsa Adil Veli është goditur me qytën e një pistolete. Në sherr janë përdorur edhe armë të ftohta.
Ish-efektivi i Policisë është dërguar në spitalin e Sarandës për të marrë trajtim mjekësor. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar, në rrugën “Mitat Hoxha”.
Ende nuk dihen shkaqet e sherrit dhe identitetet e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.
-
EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një i plagosur
20 Korrik, 20:26 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


