
Atentati te "Kodra e Diellit", Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Vladimir Kolën dhe 4 "shokët" e tij, ja akuzat zyrtare

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasin Vladimir Kola, për ‘Vrasje me paramendim’ tek kompleksi ‘Kodra e Diellit’ dhe katër të pandehur të tjerë në atentatin ndaj Briken Sanajt
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq për ‘Vrasje me paramendim’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve’ shtetasin V.K. për vrasjen e shtetasit B.S. në kompleksin ‘Kodra e Diellit’ më 30.10.2022.
Po kështu, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq dhe katër shtetasit e tjerë, Gj.K., K.A., E.H., dhe Z.K. për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ e ‘Përkrahje të autorit të krimit’.
Nga hetimet e procedimit penal nr.7911, 2024 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi se vëllai i viktimës në vitin 2012 është konfliktuar me vëllezërit e autorit, pasi i kanë ngacmuar të fejuarën.
Në përfundim të hetimeve mbi ngjarjen e tetorit 2022 ku shtetasi B.S. u qëllua me armë zjarri, këqyrjes së kamerave, vendit të ngjarjes dhe administrimit të aktekspertimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, arriti në konkluzionin se i pandehuri V.K., ka udhëtuar nga Barcelona në drejtim të Aeroportit të Podgoricës dhe ka hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme pa u regjistruar në pikën e kontrollit. Pas kësaj ai ka blerë një automjet duke përdorur target e një mjeti tjetër, i cili pas vrasjes së shtetasit B.S. është gjetur i djegur në fshatin Domje. Brenda tij është gjetur arma e krimit, ndërsa autori ka kaluar sërish në Mal të Zi në mënyrë të paligjshme.
Sa më sipër, prokuroria kërkon dërgimin në gjyq për të pestë të pandehurit.
Ne 2022, rreth ores 22:50 tek Kodra e Diellit, Vladimir Kola në bashkëpunim me persona të tjerë ka qëlluar për vdekje Briken Sanajn.
Fillimisht u raportua se 39-vjeçarit i është marrë jeta si hakmarrje për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i tij, Antonio alias Renato Sanaj, e gjitha pas një sherri të nisur për një vajzë.
Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme. Për të shmangur atë që ndodhi, vëllezërit Sanaj kishin ikur nga Shqipëria dhe kishin nisur një jetë tjetër në Itali, por duket se nuk i kanë ikur dot hasmit.
Më 1 shkurt 2023 Policia e Kosovës do te arrestonte 49 vjeçarin Gjelosh Krasniqi, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Sanajt.
Sipas hetimeve të Policisë shqiptare, dyshohet se shtetasit Gjelosh Krasniqi dhe Kened Antoni ishin dy personat që kanë siguruar makinën tip Benz të përdorur nga Vladimir Kola në kryerjne e vrasjes.
Sipas hetimeve ka rezultuar se personi që e ka futur në kufi makinën me datën 24 nëntor për ta sjellë në Shqipëri, është pikërisht Gjelosh Krasniqi.
Më këtë automjet Vladimir Kola e ka ndjekur mbrëmjen e 30 nëntorit, viktimën Briken Sanaj. Pas atentatit automjeti është djekur në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës.
Për këtë ngjarje vijojnë të jenë në kërkim Kened Antoni dhe vrasësi i dyshuar Vladimir Kola, i arrestuar kete te merkure.
Ekzekutimi i Briken Sanajt ndodhi poshtë banesës së tij, në rezidencën Kodra e Diellit sapo ai po kthehej nga qyteti i Lezhës.
Sapo 40 vjeçari ka parkuar makinën një person i maskuar që dyshohet të jetë i riu Vladimir Kola, ka hapur zjarr dhe më pas është larguar.
Briken Sanaj dyshohet se u vra për një plagosje të kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio Alias, Renato Sanaj. Sipas policisë në ato kohë në Lezhë, Renato qëlloi dhe plagosi rëndë Gentian Kolën, në Lezhë.
-
-
Gazetari Basir Çollaku sfidon: Do të garoj në Primaret e PD!
10 Shkurt, 12:58

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128