Igli Hasani: Shqipëria e përkushtuar në luftën ndaj ISIS-it

Në takimin e ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS, mbajtur dje në Uashington D.C, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vuri në pah rolin e vendit tonë dhe kontributin ndaj Koalicionit, si dhe konfirmoi se Shqipëria do të vijojë të jetë partnere e përkushtuar në mbështetjen e misionit të tij të luftës kundër ISIS.
“Shqipëria mbetet e përkushtuar për të kontribuar aktivisht në luftën kundër ISIS-it dhe promovimin e shoqërive të hapura dhe harmonike ndërfetare”, nënvizoi ai.
Në deklaratën e përbashkët të miratuar në takim, i cili shënoi 10-vjetorin e Koalicionit, u bëhet thirrje partnerëve që të tërheqin shtetasit e tyre që aktualisht gjenden në kampet e Al-Hojit dhe Rojit, si edhe vijimin e mbështetjes për forcat e sigurisë së Irakut, nëpërmjet vijimit të kontributeve në Misionin e NATO-s (NMI.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

