Ilir Beqaj në qeli, SPAK konfirmon arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë

4 Korrik 2024, 09:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ilir Beqaj në qeli, SPAK konfirmon arrestimin e ish-ministrit të

Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili është vendosur në pranga për abuzimet me fondet e SASPAC.

Ish-ministri u vendos në pranga mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK, së bashku me dy persona të tjerë.

Një prej të arrestuarve është Ermal Kurtulaj, njeriu i besuar i Ilir Beqajt, ndërsa personi i dytë i vendosur në pranga ende nuk është identifikuar.

Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi i këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Për një informacion më të plotë, SPAK do te vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp”, njofton SPAK.

 

Po ndodh...