Kriminaliteti në Shqipëri/ Berati, qarku më i qetë, Gjirokastra mban “trofeun”

6 Qershor 2023, 15:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kriminaliteti në Shqipëri/ Berati, qarku më i qetë,

Qarku më i qetë, që ka numrin më të ulët të kriminalitetit është Berati, ndërsa qarku i Gjirokastrës mban vendin e parë me përqindjen më të lartë të kriminalitetit. Sipas raportit të vitit 2022, të cilin prokurori Olsian Çela po e prezanton sot në Komisionin e Ligjeve, rritjen më të madhe të ngjarjeve kriminale e ka pasur qarku i Shkodrës.

Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër. Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë e ka qarku Shkodër me 10,64 %, ndërsa qarku Berat ka koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtare, që rezulton me ulje 25,09 % krahasuar me vitin 2021”,tha Çela.

Gjatë vitit të kaluar janë ndjekur ndjekur gjithsej 48315 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 1.69 për qind në krahasim me vitin 2021. Çela u shpreh se numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me 33,88 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi ose me rritje 2,57 % të këtij raporti krahasuar me vitin 2021.



Po ndodh...

ide