Inceneratorët/ “Pronarët në kërkim paguhen me miliona euro”, Balluku: Nuk është puna jonë!

13 Tetor 2022, 13:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Inceneratorët/ “Pronarët në kërkim paguhen me miliona

Zv kryeministrja, Belinda Balluku, këtë të enjte folur lidhur me politikat e qeverisë për incenerimin. Por menjëherë pas fjalës së saj, Balluku u pyet nga gazetarët për miliona eurot që janë dhënë nga shteti për inceneratorët ndërkohë që këto para janë zhdukur dhe pronarët e tyre janë në kërkim nga drejtësia. Ministrja e Energjiikës tha se kjo nuk ishte punë e tyre por një çështje e drejtësisë dhe se qeveria, nuk ndërhynte në këtë pjesë. Po ashtu ajo tha se incenerimin nuk e ka shpikur Shqipëria, por se është marrë modeli i vendeve evropiane.

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku:

Projektet, drejtësia bën detyrën dhe në Shqipëri ka nga 2013, që drejtësia e qeveria i kanë rrugët e ndara. Ne nuk ndërhyjmë kurrë në vendimet e drejtësisë, nuk e kemi bërë s’do e bëjmë, nxisim drejtësinë të marrë në shqyrtim dosjet që kanë dritëhije. Sa i përket qeverisë e mjedisit, progresi që ka bërë qeveria në çështje si mjedisi në 9 vite janë të pakrahasueshme me progresin në rajon e për të mos u krahasuar me Shqipërinë para 2013. Nga mbrojtja e lumit të fundit të egër në Shqipëri, në Evropë, janë fakte të pamohueshme, për lagunën e Karavastasë, Nartës, pyjet që shtohen dita ditës, parqet.

Incenerimit, Shqipëria nuk e ka shpikur nëse patentën do e mbante Shqipëria do kishim bërë emër. Inceneratoret përdoren në cdo vend të Evropës e si pjesë e riciklimit, të ndarjes së mbetjes. Nuk e di ke do preferonit ju, fushën afer Durresit apo plehrat e ndara dhe të inceneruara? Problemi me drejtësinë i pronareve te inceratoreve, nxisim drejtesinë të marrë gjykimin e duhur e sa më shpejt. Sa i përket pastrimit të Shqipërisë nga pirgjet e plerhave ne besojmë që puna flet më shumë se fjalët.

 

Po ndodh...

ide